Këtë vit fillojnë punimet për ndërtimin e parkingut

Këtë vit fillojnë punimet për ndërtimin e parkingut

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot është publikuar njoftimi për parakualifikim për kompanitë e interesuara për ndërtimin e parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik.

Sipas tij, ky parking me minimum 500 vend parkime është një prej investimeve më të mëdha në Komunën e Prishtinës. Punimet për ndërtimin e parkingut do të fillojnë sivjet dhe do të zgjasin 18 muaj.

“Në fazën e parakualifikimit do të kalojnë vetëm kompanitë/konzorciumet që kanë dëshmi të përvojës dhe dëshmi të kapacitetit financiar.

Dokumentacioni mund të tërhiqet në Komunën e Prishtinës ndërsa afati për parakualifikim është deri me datën 5 korrik 2018”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./21Media