Veçohet reforma në drejtësi

Veçohet reforma në drejtësi

Kryeministri i Shqipërise, Edi Rama është takuar në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në një postim në rrjetin social, Twitter, zëdhënësja e Mogherinit ka publikuar foton e takimit ndërsa shkruan:”Mogherini mirëpret Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Bruksel sot, duke ndjekur rekomandimet e Komisionit Evropian dhe Këshillin Evropian për hapjen e negociatave, duke pranuar rezultate të prekshme të reformave, në veçanti me reformën në drejtësi.”, raporton Oranews.