Bahtiri: “Urat janë shenjë e lidhjes së miqësisë dhe jo të ketë ndarje"

Bahtiri: “Urat janë shenjë e lidhjes së miqësisë dhe jo të ketë ndarje”

Kanë kaluar dy vite që kur ka filluar revitalizimi i urës mbi lumin Ibër në bazë të marrëveshjes së vitit 2015 e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ende nuk është bërë hapja e urës edhe pse punimet kanë përfunduar. Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri pret që në shtator përfaqësuesit e Bashkimit Evropian të bëjnë hapjen e urës, ndërsa kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq nuk pranon të flasë për këtë çështje. Qytetarët shprehen optimist se hapja do të ndodhë së shpejti dhe nuk presin që do të ketë ndonjë problem./21Media