Kryeminstri drejton akuza drejt LDK-së

Kryeminstri drejton akuza drejt LDK-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka akuzuar Lidhjen Demokratike për mos formimin e ushtrisë.

Ai duke përmendur demarkacionin edhe disa gjëra tjera, akuzoi LDK-në se e ka lënë Kosovën pa ushtri.

Sipas tij në vitin 2014 ishin dakorduar që një mandat t’u jipen serbëve ulëse të rezervuara në këmbim të votimit të ushtrisë por që ishte LDK ajo që kundërshtoi.

“Po LDK është ajo që e ka lënë Kosovën pa ushtri. Na e kanë ofruar me na dhanë ushtrinë në 2014 për ulëset e rezervuara. Na kanë quajtur tradhtarë pse po ia jepni ulëset.  Vetni amerikanë mos na besofshi neve. E keni lan Kosovën pa ushtri, turp me iu ardhë”, tha Haradinaj duke thënë shkoni në Ambasadën e Amerikës.

Kryeministri Haradinaj tha se ka dëshmi për këtë dhe Kosova do ta kishte ushtrinë kohë më parë.

Ndërsa, Arben Gashi e replikoi të parin e ekzekutivit duke hedhur poshtë atë që e tha lidhur me mos votimin e ushtrisë nga ana e LDK-së./21Media