Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar koalicionin e fundit me PSD-në

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar koalicionin e fundit me PSD-në

I ftuar në Debat Plus në RTV Dukagjini, ai është shprehur se ky koalicion do të sjell fitore, duke shtuar se 25 kandidatët e PSD-së që do të përfshihen në listën e përbashkët për deputetë janë peshë e madhe.

“25 kandidatët e PSD-së brenda listës për deputetë janë peshë e madhe, janë fuçi, aq më tepër në grupin e PSD-së, janë personalitete të provuara duke filluar nga Shpendi, Visari dhe deputetë të tjerë të respektuar. Bashkimi elektoral i këtyre dy forcave është shumë i lehtë. Ky 25-sh ka me nxjerrë një listë të fuqishme, do të jenë autoritet më të fortë, jemi tu hi me arsenalin më të fortë për fitoren e zgjedhjeve”, tha Haradinaj.

Ai ka shtuar se AAK dhe PSD tashmë kanë marrëveshje edhe për renditjen në listë.