Referendumi si një akt i vullnetit politik

Referendumi si një akt i vullnetit politik

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka kujtuar 28 vjetorin e referendumit të popullit të Kosovës për deklarimin e pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se ky akt historik vulosi vullnetin e popullit tonë për të jetuar të lirë e të pavarur.

Ai ka thënë se edhe zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor janë referendum se nuk do të lejohet prekja e kufijve territorial.

“Tani, 28 vjet më vonë, zgjedhjet që i kemi përpara janë referendum se nuk do të lejohet prekja e kufijve dhe sovranitetit, për ta çuar në vend amanetin e brezave”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Më 26 shtator të vitit 1991 është mbajtur referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur. Referendumi për Pavarësinë e Kosovës u shënua në të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare si një akt sublim i vullnetit politik të popullit të Kosovës./21Media