Haradinaj thotë se abuzimi me miq nuk është në traditën shqiptare

Haradinaj thotë se abuzimi me miq nuk është në traditën shqiptare

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka thënë se është e pakuptueshme se si disa politikanë e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit.

Sipas tij, bota perëndimore e ka pranuar Kosovën shtet sovran e të pavarur, prandaj nuk ka nevojë të sillemi si protektorat.

“Për mua është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit. Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror. Abuzimi me miq nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare”, ka shkruar ai

Kryepralamentari, Kadri Veseli, ditë më parë ka përsëritur se duhet të ruhen marrëdhëniet speciale që Kosova ka ndërtuar me SHBA-të dhe BE-në. Ai tha se në zgjedhje do të votohet edhe për marrëdhëniet me aleatët.

Veseli fillimisht në një intervistë kishte thënë se Ramush Haradinaj është duke përdorur gjuhën e njëjtë, si me Serbinë, ashtu edhe me ShBA-në dhe BE-në./21Media