Serbia po vazhdon të armatoset

Serbia po vazhdon të armatoset

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, deklaroi se armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën.

Sipas tij, Serbia po vijon të armatoset me pancir, sisteme të mbrojtjes ajrore, dronë dhe pajisje të tjera ushtarake.

Haradinaj tha se Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë.

Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancir, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij “Facebook”./21Media