Haradinaj nderon Rugovën

Haradinaj nderon Rugovën

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, siç shkroi ai në shenjë nderimi për angazhimin e tij jetësor për shtet të pavarur e paqësor, si dhe orientimin properëndimor të Kosovës.

Poashtu, Haradinaj vizitoi edhe familjen Rugova.

Vizioni politik i presidentit Rugova përveç që është vlerë e patjetërsueshme, na shërben edhe si pikënisje, se sovraniteti dhe integriteti i shtetit, janë parime të paprekshme dhe të panegociueshme. Në shenjë nderimi për angazhimin e tij jetësor për shtet të pavarur e paqësor, si dhe orientimin properëndimor të Kosovës, sot, kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Poashtu, në një vizitë miqësore ndava disa çaste me familjen e respektuar Rugova, një traditë e marrëdhënies së mirë dhe e respektit të ndërsjellë”, shkroi Haradinaj në Facebook./21Media