Haradinaj bëri homazhe te varri i Rugovës

I pari i Qeverisë ka vizituar familjen e Presidentit

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i Presidentit, Ibrahim Rugova. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se ka vizituar familjen e Presidentit historik dhe u ka uruar mbarësi për këtë vit.

Haradinaj ka shkruar se po vazhdon në frymën e tij politike për një Kosovë të zhvilluar dhe integruar.

“Sot kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe ndava disa çaste me familjen e tij të nderuar, të cilës i urova mbarësi në këtë vit. Në frymën e trashëgimisë së tij politike, ne po vazhdojmë rrugën për një Kosovë të zhvilluar dhe të integruar në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar, me orientim perëndimor dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, ka shkruar Haradinaj.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, 13 vjet më parë./21Media

Back to top button