"Humanizmi vlerë e jona e patjetërsueshme"

“Humanizmi vlerë e jona e patjetërsueshme”

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Haradinaj ka thënë se besimi në të mirën dhe sakrifica për të tjerët janë virtyte të popullit tonë.

“Besimi në të mirën dhe sakrifica për të tjerët janë virtyte të popullit tonë. Sot, në prag të Bajramit të Vogël, në këtë natë të madhe, gjithë besimtarëve të fesë Islame, u përcjellë urimet më të përzemërta për këtë festë, të gëzimit, respektit e solidaritetit. Uroj që ky mesazh të përcillet gjeneratë pas gjenerate, duke ndarë të mirën dhe duke dëshmuar humanizmin, si vlerë e jona e patjetërsueshme. Me fat!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, dita e parë e festës së Kurban Bajramit është nesër. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës kushtuar kësaj feste mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 4:55, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Dr. Sadat Islami, ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 06:15 të cilit do t’i prijë Jakup ef. Çunaku, drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë, ndërsa hytben apo mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë zëvendëskryetari i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat ef. Mexhidi.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, si tradicionalisht, BIK organizon pritje përurimi në selinë e kryesisë./21Media