Haradinaj në takim lamtumirës me O’ Connell

Haradinaj në takim lamtumirës me O’ Connell

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka pritur në takim përshëndetës sot ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Haradinaj pasi ka falënderuar O’ Connell për bashkëpunimin, është shprehur optimist se Britania do ta kundërshtojë ndryshimin territorial të në Ballkan.

“Sot kisha takimin lamtumirës me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
E falënderova ambasadorin për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të hapur për këto vite shërbimi në Kosovë, duke ndihmuar dhe ballafaquar Kosovën me të gjitha temat që rëndojnë rrugën tonë përpara synimit euro-atlantik.
Unë besoj që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë kundër çfarëdo ndryshimi territorial apo të kufijve në Ballkan, dhe do të mbetet përherë adresë e sigurtë për popullin e Kosovës, se një skenar i tillë monstruoz që i shërben agjendës së Rusisë në Kosovë, nuk do të realizohet asnjëherë.
Të faleminderit mik i dashur i Kosovës, Ruairi.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media