Haradinaj bisedon me Minxhozin për zgjedhjet në Kosovë

Po ashtu ata kanë biseduar për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë

Lideri i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

“Sot prita në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Qemal Minxhozi, me të cilin bisedova për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve, si dhe rëndësinë e krijimit të shpejtë të institucioneve të Kosovës. Theksova rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë, në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në postimin e Haradinajt në facebook./21Media

Back to top button