Haradinaj: Bizneset të shqetësuara për rritjen e pagave në sektorin publik

Shala ka thënë se në këtë këshill do të adresohen prioritet për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik tha se përkrahja financiare, grejs periudha e investimeve dhe rritja e pagave në sektorin publik kanë qenë ndër kërkesat dhe shqetësimet kryesore të bizneseve gjatë vizitës që ka pasur së fundmi nëpër bizneset të Kosovës.

Ndërsa, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka thënë se në këtë këshill do të adresohen prioritet për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë.

Pas përfundimit të fjalimit të parë të kryeministrit, Këshilli është duke mbajtur mbledhjen pa praninë e mediave.

Më 2 shkurt, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Pagat. Teksti në përgjithësi më amendamentet e propozuara në Projektligji për pagat në sektorin publik është votuar me 63 vota pro asnjë kundër dhe një abstenim.

Back to top button