“Bujqësia, themel i jetës”

Haradinaj: E kemi rritur buxhetin për sektorin e bujqësisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se bujqësia dhe zhvillimi rural e ka marrë vëmendjen nga Qeveria në vend dhe se  kjo vërtetohet edhe nga rritja e buxhetit për këtë sektorë.

Haradinaj këto komente i bëri në konferencën “Për bujqësi të qëndrueshme, pylltari dhe zhvillim rural në Kosovë”, të organizuar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ai tha se bujqësia është themel i jetës dhe në pamundësoi të zhvillimeve të industrive tjera, kjo e kërkon vëmendjen e madhe.

“Veshtisë janë të shumta si ndërprerja e vazhdimësisë që ka ndodhur por edhe nga fragmentimet e ndodhura si ujitja dhe pasimi i prodhimit në treg. Ne do t’i kushtojmë vëmendje zhvillimit të bujqësisë, pra një zhvillim i qëndrueshëm dhe vlerësojmë lartë pasurinë rurale dhe kisha veçuar disa aspekte të rëndësishme, e para është strategjia deri vitin 2020 është me rëndësi të jetë e zbatueshme duke e lidhur me fermerët dhe njerëzit që janë në aktivitetin bujqësor dhe këtu kërkojmë angazhimin e të gjithë neve, të komunave, të agjencioneve, partnerëve që koordinimin dhe ndarjen e detyrave të bëhet sa më saktësi”, tha ai.

Back to top button