Haradinaj: Bujqve do t’u kompensohen dëmet e shkaktuara nga natyra

Rahovecianët shpalosen disa nga projektet që duhet të realizohen nga dikasterët përkatëse qeveritare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka siguruar sot fermerët dhe vreshtarët e Rahovecit, se do të angazhohet për rritjen e buxhetit për bujqësi e vreshtari, por edhe për rregullimin e infrastrukturës, sidomos sa i përket ujitjes, ndërsa bujqve do t’u kompensohen dëmet e shkaktuara nga natyra.

Rahovecianët shpalosen disa nga projektet që duhet të realizohen nga dikasterët përkatëse qeveritare si: shpallja me ligj e Rahovecit zonë e interesit të veçantë për bujqësi nga MBPZHR; bartja e Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit publik “Hasan Prishtina” në Rahovec, rritja e kapaciteteve ujitëse nga Radoniqi, investime në sistemin e kullimit si dhe rregullimi i shtratit të Drinit të Bardhë.

Ata kërkuan që Ministria e Mjedisit të ngritë një impiant për trajtimin e ujërave të zeza në pikën më të ulët të Rahovecit, ndërsa Ministria e Tregtisë të krijojë zonën ekonomike dhe atë turistike, si dhe ndërtimin e rrugës me katër korsi Xërxë – Rahovec – Suharekë.

Po ashtu kërkuan nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që të ndërtojë një qendër e re për kulturë dhe aktivitete rinore./21Media

Back to top button