Konferencë e kryeministrit në dorëheqje pas kthimit nga ShBA-ja

Konferencë e kryeministrit në dorëheqje pas kthimit nga ShBA-ja

Pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, tha se edhe kësaj radhe shkoi në ShBA, për t’ua konfirmuar ideatorëve të ndarjes së Kosovës, se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Haradinaj tha se në takimin me përfaqësuesin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer, biseduan edhe për mundësinë e arritjes së marrëveshjes me Serbinë./21Media