Sot u mbajtën zgjedhjet komunale në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës

Sot u mbajtën zgjedhjet komunale në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përshëndeti procesin e rregullt zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve në katër komunat veriore të Kosovës.

“Në këto zgjedhje të parakohshme, qytetarët e kësaj ane, dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pa ndonjë incident në një proces demokratik, duke votuar për kandidatët që ata besojnë se do ju shërbejnë interesave të tyre.”, shkroi Haradinaj.

Sot janë mbajtur zgjedhjet lokale në Leposaviq, Zveqan, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut./21Media