Haradinaj: Delegatëve të 2 Korrikut do t’u njihet statusi i deputetit

Ai tha se ky hap nuk u vlerësua asnjëherë sa, e si duhet

Sot me rastin e 27 vjetorit të Deklaratës së 2 Korrikut, i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se me këtë datë u bë edhe hapi i parë formal drejt pavarësimit të Kosovë.

“111 delegatë të Kuvendit të Kosovës, në kushte shtetrrethimi, patën guximin ta vendosin gurin e parë në themelin e një shteti që ishte nisur rrugës së pavarësisë”, ka thënë Haradinaj në një postim në “Facebook”.

Megjithatë, ai theksoi se ky hap nuk u vlerësua. “Për fat të keq, ky hap sublim i tyre, asnjëherë nuk u vlerësua, sa e si duhet. Këta delegatë, që pak më vonë miratuan edhe Kushtetutën e Kaçanikut, në historinë e Kosovës do të mbeten “Delegatë të Pavarësisë”, prandaj atyre edhe do tu njihet statusi e deputetit dhe të gjitha privilegjet që nënkupton ky status”, ka shkruar ai.

Gjithashtu, Haradinaj porositi që Deklarata e 2 Korrikut e vitit 1990, duhet të ruhet në kujtesën tonë, si ndër të rrallat ngjarje që e bënë historinë e Kosovës./21Media

Back to top button