Haradinaj: Kosova e ka rrugën e saj në apektin ushtarak

Haradinaj: Kosova e ka rrugën e saj në apektin ushtarak

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj i cili po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat regjionale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”, e cila po mbahet  në Prishtinë duke folur për situatën në Ballkan thënë se rreziqet që i veçojnë në këtë mes janë, terrorizmi, ndërhyrja e Rusisë, krimet kibernetike dhe korrupsioni global.

Haradinaj tha se Kosova e ka rrugën e saj në aspektin ushtarak dhe se duan sa më shpejt anëtarësimin në NATO.

Sipas tij deri në vitin 2020 presin përfundimin e anëtarësimit në organizatën me të fuqishme ushtarake.