Haradinaj dhe Gjini vizituan punimet në rregullimin e shtratit të Lumit Krena

Haradinaj në Gjakovë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bashkë me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, kanë vizituar punimet në rregullimin e shtratit të Lumit Krena.

Haradinaj ka thënë se falë këtij investimi dhe shumë të tjerave, Komuna e Gjakovës ka marrë vëmendjen e merituar.

“Sot bashkë me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, vizituam punimet në rregullimin e shtratit të Lumit Krena, faza e III-të. Falë këtij investimi dhe shumë të tjerave, Komuna e Gjakovës ka marrë vëmendjen e merituar, duke u ofruar qytetarëve të saj, infrastrukturë dhe projekte zhvillimore të rëndësishme!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button