Haradinaj priti në takim Kosnett

Haradinaj priti në takim Kosnett

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj priti sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Haradinaj tha se me Kosnett diskutuan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë e veçanërisht për zgjedhjet.

“Në takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, për të biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë zgjedhjet dhe maturinë politike që Kosova ka treguar deri më tani. Theksova se bashkërisht, të gjitha partitë duhet të jemi të përkushtuar për një proces zgjedhor fer dhe demokratik, si dhe të fuqizojmë besimin e qytetarëve në institucionet tona.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ambasadori amerikan Philip Kosnett po ashtu, sot vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kosnett tha se do të mbështes KQZ-në në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019./21Media