Haradinaj ka falënderuar ambasadorin Kosnett për qëndrimin e tij konsistent

Haradinaj ka falënderuar ambasadorin Kosnett për qëndrimin e tij konsistent

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Kryeministri në detyrë dhe ambasadori amerikan Kosnett siç bëhet e ditur në komunikatën e qeverisë, kanë  diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë, zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 Tetorit, proces ky për të cilin sipas kryeministrit në detyrë Haradinaj, Kosova ka treguar nivel të lartë të demokracisë.

Ndër tjerash, kryeministri në detyrë ka falënderuar ambasadorin Kosnett për qëndrimin e tij konsistent, që Kosova t’u prijë përpara proceseve që çojnë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit.

Po ashtu, Haradinaj ka shprehur mirënjohjen e posaçme për rolin jetik që ShBA-të kanë pasur për Kosovën, si aleat i fuqishëm i Kosovës./21Media