Ballkani Perëndimor do të jetë ne fokus të Ursula von der Leyen

Ballkani Perëndimor do të jetë ne fokus të Ursula von der Leyen

Presidentja e Bashkimit Evropian ka falënderuar kryeministrin Ramush Haradinaj për urimin e tij në zgjedhjen e saj në krye të BE-së.

Kryeministri ka ndarë për miqtë e tij në Facebook letrën e Ursula von der Leyen. Përmes kësaj letre, presidentja e zgjedhur riafirmon se Ballkani Perëndimor do të jetë ne fokus të Presidentes, dhe që bashkërisht do ta ndërtojnë të ardhmen.

Siç e kam thënë në urimin tim, kam besim të plotë që Bashkimi Evropian nën udhëheqjen e saj, do ta kthejë Kosovën në dinamikat e duhura integruese evropiane. Ne mirëpresim qëndrimin e Znj. Von der Leyen, se ne kemi të përbashkët historinë dhe të ardhmen dhe ne jemi të gatshëm që së bashku t’i tejkalojmë sfidat”, shkroi Haradinaj, duke ritheksuar edhe njëherë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Besoj që Bashkimi Evropian do të reflektojë për shkaqet e devijimit të dialogut dhe do të intensifikojë përpjekjet në evitimin e temave, siç është shkëmbimi i territoreve e që shpijnë në destabilizim e rajonit tonë”, shkroi tutje kryeministri.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i kanë bërë thirrje sot Kosovës dhe Serbisë të rinisin bisedimet dhe kanë kërkuar që të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare.

Vendet e KUINT-it deklaruan se janë të gatshëm të forcojmë rolin e tyre në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së./21Media