Haradinaj: Dje fitoi populli i Kosovës

Kandidati për deputet zgjedhjet e 11 qershorit i vlerësoi si të sukseshme

Kandidati për deputet nga koalicioni PAN, Daut Haradinaj, i AAK-së, ka uruar qytetarët e vendit për siç thotë ai zgjedhjet shumë të suksesshme të mbajtura në vend.

Haradinaj tha se dje ka fituar populli i Kosovës, duke u zotuar se do të jetë zëri i tyre.

“Urime per zgjedhje shume te suksesshme te parakohshme parlamentare. Dje fitoj populli i Kosoves. Tash, ka ardhe koha qe zani jane me u ndegju edhe ma shume. Une Daut Haradinaj, ta jap fjalen qe do te jem #zaniyt”, ka thënë Haradinaj  përmes një postimi në “Facebook”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani ka numëruar 95.18 për qind të votave.

Rezultatet e KQZ-së tani për tani tregojnë se koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) prin me 34.45 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje është e dyta me 26.85 për qind të votave ndërsa, koalicioni LDK-AKR-Alternativa mbetet e treta me 25.77 për qind të votave./21Media

Back to top button