Haradinaj: Do të punojmë për punësimin e rinisë

Sipas Haradinajt, gjeneratat e reja kanë krijuar modelin shembullor të të rinjve të arsimuar dhe energjik

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka uruar të rinjtë e Kosovës për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Haradinaj përmes një postimi është shprehur se tani Kosovës më shumë se kurrë i duhet kontributi i rinisë në fusha e procese të rëndësishme të vendit.

Ai ka premtuar se do të punojnë për punësimin e rinisë.

“Gjeneratat e reja, që janë shumë në numër e shumë ne ide, kanë krijuar modelin shembullor të të rinjve të arsimuar dhe energjik dhe që besojnë e promovojnë meritokraci dhe vlerë. Historikisht të rinjtë tanë ka kanë dalë në sfida dhe etapa të shtetndërtimit dhe tani Kosovës më shumë se kurrë i duhet kontributi i rinisë në fusha e procese të rëndësishme të vendit. Do të punojmë në vazhdimësi në bazë të politikave programore përkatëse që të krijojmë sa më shumë mundësi punësimi për ta. Kosovë, urime dita e rinisë”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet çdo vit më 12 gusht dhe synon promovimin e aktivitete për të rinjtë, ndërsa u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Rinisë, komuna të ndryshme në Kosovë kanë planifikuar aktivitete. Por, në Prishtinë, vërehet se ka aktivitete më shumë./21Media

Back to top button