Haradinaj: Do t’i shohim mundësitë për kërkesat e SBASHK-ut

Ai tha se do të mundohen t’i plotësojnë kërkesat e SBASHK-ut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për grevën e mësimdhënësve, me ç’rast ka thënë se do të mundohen t’i plotësojnë kërkesat e SBASHK-ut. Gjatë vizitës që ka zhvilluar sot në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Haradinaj ka thënë para gazetarëve se është takuar me përfaqësuesit e sindikatës dhe se do të shohin mundësinë e amendamentit në pjesën që lidhet me mësimdhënësit.

“I kemi dëgjuar kërkesat e tyre, disa avancime veç kanë ndodhur. Në të kaluarën është marrë paga, edhe shtesa, tani shuma e shtesave është përfshirë në pagën bazë. Nëse ka mbetur hapësirë me bë ndonjë përmirësim në ligj, për shkak se ligji është në Parlament dhe ka kaluar në lexim të parë dhe po shkojmë në lexim të dytë për ligjin për pagat. Atëherë pra jemi në diskutim për ligj, do ta shohim mundësinë e amendamentit në pjesën që lidhet me mësimdhënësit”, tha ai.

Gjatë ditës së djeshme SBAShK-u ka bërë të ditur se prej datës 14 janar do të futen në grevë dhe kanë paralajmëruar se do të tërhiqen nga greva vetëm nëse ngritet 30 përqind koeficienti i mësimdhënësve për paga.

Back to top button