Haradinaj ngushëllon familjen e viktimës

Haradinaj ngushëllon familjen e viktimës

Ngjarja e rëndë sot në Lagjen Mati 1 ka tronditur kryeministrin në largim Ramush Haradinaj.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj tha se Prishtina përjetoi sot një ngjarje makabre.

Tronditje! Prishtina përjetoi sot një ngjarje makabre! Vrasja e një personi dhe plagosja e shumë të tjerëve, në mes të ditës duke rrezikuar edhe shumë banorë të Lagjes së Spitalit, është tragjedi që na prek të gjithëve”, shkroi ai.

Haradinaj ftoi organet e rendit, që të angazhohen pa ndal deri në gjetjen e motiveve dhe dorasëve të, siç e ka cilësuar ai, kësaj masakre dhe të njëjtit të marrin dënimin meritor.

Kryeministri në largim ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës, duke u lutur për shëndetin e personave të plagosur.

Kosova nuk do të lejojë ngjarje të tilla. Ne kemi forcuar në vazhdimësi institucionet e rendit dhe ligjit në vend dhe aktet e tilla kriminale nuk do të tolerohen”, përfundoi Haradinaj./21Media