Haradinaj e mirëpret ftesën e Pacollit për takim

Haradinaj: Njohja duhet të vijë si kërkim falje për atë çka i ka ndodhur Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se po i pëlqen ideja e Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli për thirrjen e liderëve vendor dhe ndërkombëtar në një tryezë për të folur për taksën.

Haradinaj ka thënë se do të marrë pjesë në këtë takim si dhe ka theksuar se njohja duhet të vij si një kërkim falje për gjitha gjërat që  kanë ndodhur Kosovës.

“Takimet janë të mirëseardhura, diskutimet. Ne jemi shpesh bashkë me Behgjetin dhe pse jo një takim i tillë. Kam thënë shumë herë se njohja duhet të vijë si kërkim falje për atë çka i ka ndodhur Kosovës, dhe pastaj hapet përspektiva e marrëdhënieve të mira ekonomike e tjera. Jam i gatshëm që sa herë që mblidhemi me të gjithë akterët të bisedojmë për çdo temë”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotme ka ftuar në një takim të përbashkët urgjent, të gjithë udhëheqësit politik të Kosovës me miqtë e SHBA-së dhe të perëndimit siç tha ai, “koordinuar veprimet tona, cilat do qofshin ato por që shkojnë në interesin e miqësisë më aleatet tonë perëndimor dhe në interesin kombëtar”./21Media 

 

Back to top button