Haradinaj e nderon me medaljen “Skënderbeu” ambasadorin Jim Jeffrey

Haradinaj gjatë vizitës në SHBA

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka takuar të dërguarin Special të Presidentit Trump në Koalicionin Global për mposhtjen e ISIS, Ambasadorin Jim Jeffrey.

“Kosova është një prej shteteve më besnike të ShBA në Koalicionin Global kundër ISIS. Ne kemi ndarë fonde të konsiderueshme për Koalicionin Global, jemi storje e suksesit për riatdhesim dhe kemi shprehur gatishmërinë që aktivisht me të gjitha mekanizmat e sigurisë të jemi ne krah të ShBA-së”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka deklaruar se Jeffrey ka falënderuar Kosovën për rolin e luajtur në sukseset e përbashkëta.

“Për angazhimin e tij prej shumë dekadash për lirinë e popullit dhe pavarësinë e Kosovës, për miqësinë dhe partneritetin strategjik me institucionet tona i dhurova Ambasadorit Jeffrey medaljen e Skënderbeut”, ka përfunduar Haradinaj shkrimin e tij./21Media

Back to top button