Kosova në vendin e 75-të

Kosova në vendin e 75-të

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është inkurajuese dhe për t’u përshëndetur raporti më i ri i organizatës “Reporterët pa Kufij” që ka renditur Kosovën në vendin e 75-të,  sa i përket lirisë së shtypit për vitin 2019.

Haradinaj ka theksuar se mediat e lira janë shtyllë e një shoqërie demokratike dhe në këtë drejtim Kosova është duke treguar përmirësime.

“Inkurajues dhe për t’u përshëndetur raporti më i ri i organizatës “Reporterët pa Kufij” që ka renditur Kosovën në vendin e 75-të nga 180 vende në botë sa i përket lirisë së shtypit për vitin 2019. Mediat e lira janë shtyllë e një shoqërie demokratike dhe në këtë drejtim Kosova është duke treguar përmirësime. Një peizazh i medias solide dhe pluraliste nënkupton që demokracia jonë po forcohet dhe pjekur në një drejtim të mirë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin më të ri e ka renditur Kosovën në vendin e 75-të në botë sa i përket lirisë së shtypit. Sipas kësaj organizate, situata politike në Kosovë është bërë gjithnjë më e tensionuar dhe e paqëndrueshme, si pasojë përafrimit të Serbisë fqinje me Bashkimin Evropian, gjë që e la Qeverinë e Kosovës në izolim diplomatik./21Media