Stërvitja nën mbikëqyrjen e trajnerit Driton Kuka

Stërvitja nën mbikëqyrjen e trajnerit Driton Kuka

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj këtë të shtune ka vendosur të relaksohet duke bërë xhudo me xhudisen, Majlinda Kelmendi.

Trajneri i Majlindes, Driton Kuka në Facebook ka publikuar një fotografi ku shihet Majlinda dhe kryeministri Haradinaj dukë u përballuar mes vete.

“Motivimi i së shtunës. Kryeministri ynë po bën xhudo. Duke stërvitur kryeministrin tonë dhe kampionen olimpike. Trajner krenar.”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Kujtojmë se, kjo nuk është hera e parq që Haradinaj vesh “kostumin” e bardhë të sportit të xhudos. /21Media