Kosovë-Çeki 1:1

Kosovë-Çeki 1:1

Aktualisht në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë është duke u zhvilluar ndeshja e Kosovës me Çekinë.

Pak minuta pas shënimit të golit nga Çekia, Kosova arriti të barazoi rezultatin me golin e Vedat Muriqit në minutën e 20-të.

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli këtë ndeshje janë duke e ndejkur nga afër bashkë me gratë e tyre.

Si Haradinaj ashtu edhe Veseli në rrjetin social Facebook kanë publikuar fotografi e video nga stadiumi “Fadil Vokrri”.

Bashkë me Anitën, në mbështetje të djelmoshave tanë të pamposhtur. Forca Kosovë“, ka shkruar Haradinaj në Faceook.

“Forca, Kosova. Duam fitoreee“, ka shkruar Veseli pranë videos së publikuar në Facebook.

Për Kosovën kjo është ndeshja e katërt në kuadër të këtyre kualifikimeve, ndërsa ndeshjen e radhës e ka me Anglinë me 10 shtator. Kosova në këto ndeshje, përballet me mungesën e pesë lojtarëve, si Arbër Zenelin, Milot Rashicën, Hekuran Kryeziun, Herolind Shalën dhe Benjamin Kolollin. /21Media