Fabrika e përpunimit të nënprodukteve të kafshëve do të përfundojë vitin tjetër

Çaushi tha se kjo fabrika ishte paraparë të përfundojë në vitin 2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj njoftoi se Fabrika e përpunimit të nënprodukteve të kafshëve do të përfundojë në fund të vitit 2019.

Haradinaj gjatë seancës së Kuvendit, duke iu përgjigjur deputetit Driton Çaushi tha se për shkak të procedurave në nisje ka pasur vonesa për ndërtimin në këtë fabrikë.

“Në vitin që vjen jo në pjesën e parë, por në vitin që vjen përmbyllen të gjitha procedurat për këtë fabrikë, aktualisht nuk mund ta konfirmojmë se do të kryhet kjo në pjesën e parë të vitit 2019 por brenda vitit po, atëherë rezulton se fabrika do të jetë operuese e tëra, diku në pjesën e dytë të vitit 2019 “, tha ai.

Deputeti Çaushi tha se kjo fabrika ishte paraparë të përfundojë në vitin 2017 dhe këto mbetje përfundojnë në deponi të qyteteve, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Kjo fabrikë do të kushtojë 7.7 milionë euro, ku 5.5 milionë euro do të jenë investim nga BE.

Back to top button