Haradinaj: Falë trimave si Luli populli sot gëzon lirinë

Haradinaj përkujton Lulzim Morinën

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe në Hallaq të Vogël të Lipjanit në përvjetorin e vdekjes së komandantit Lulzim Morina.

Me këtë rast, Haradinaj ka nderuar figurën dhe veprën e Morinës, duke e vlerësuar si njërin ndër komandantët më të zotë të luftës çlirimtare.

Lulzim Morina i njohur gjatë luftës si Komandant Luli, ishte njëri ndër më të zotët e Dukagjinit dhe tërë Kosovës. Sot u bëmë bashkë, familja dhe miqtë e Lulit, për ta nderuar e kujtuar veprën e tij heroike. Falë trimave si Luli, familjet që i rritën ata dhe i gjithë populli, sot gëzojnë lirinë”, tha Haradinaj./21Media

Back to top button