Haradinaj takohet me gjeneralin e KFOR-it

Haradinaj takohet me gjeneralin e KFOR-it

Kryeministri, Ramush Haradinaj sot ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend.

Haradinaj ka falënderuar komandantin D’Addario për punën që po bëjnë ushtarët e KFOR-it për krijimin e një klime paqësore dhe një mjedis të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Me këtë rast, Haradinaj ka vlerësuar rolin dhe kontributin e KFOR-it në mbajtjen e stabilitetit të qëndrueshëm në Kosovë.

Bashkëbiseduesit, vlerësuan se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile dhe se bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm.

Institucionet dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës janë partnerë të përhershëm dhe të besueshëm të misionit të NATO-s për paqe dhe stabilitet.​ /21Media