Haradinaj: Familja Jashari gjithmonë u nda me lavdi

22 vjet nga sylmi i dytë ndaj familjes Jashari

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj duke kujtuar sulmin e dytë të familjes Jashari nga forcat serbe, lavdëroi rezistencën e kësaj familje.

Ai tha se familja Jashari u nda gjithmonë me lavdi nga armiku.

“22 janari 1998, për familjen Jashari të Prekazit, nuk ishte ditë e zakonshme. Atë ditë baci Shaban, me nipa e mbesa, i rezistuan sulmit të forcave të okupatorit, në sulmin e dytë të pashembullt që iu bë kësaj familjeje të madhe patriotike. Familja Jashari gjithmonë u nda me lavdi, e armiku gjithëherë u kthye prapa me turp nga Prekazi.”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Sot shënohet 22-vjetori i sulmit të dytë të forcave të Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz Atë ditë, më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme./21Media

Back to top button