Haradinaj nuk flet për çmimin e autostradës

Haradinaj nuk flet për çmimin e autostradës

Sonte në “Debat Përnime”, koalicioni AAK-PSD po paraqet programin qeverisës. Ndër të shumta çështje që u shtruan ishte edhe ajo për autostradën e Dukagjinit.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se parashihen dy projekte të reja për këtë autostradë.

“Janë dy projekte të ndryshme, rruga ekzistuese që mundet me u zgjeru dhe me siguri ka me u zgjeru ndonjëherë. Është e pamundshme me e lon të pazgjerume rrugën që e lidh Deçanin me Pejën, Gjakovën, Istogun dhe me Prizrenin. Austostrada është një projekt tjetër. Nuk mbetet biznesi i pakyçur ose jeta nuk ndërprehet, sepse rruga ka me u zgjeru.”, tha Haradinaj.

Ndërsa, duke folur për autostradën tha se nuk e di, e cakton tregu. Sipas tij, nuk ka çmim të paracaktuar./21Media