Haradinaj flet për demarkacionin

Pas shtyerjes së mbledhjes së qeverisë për procedimin e demarkacionit

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj duke komentuar çështjen e demarkacionit ka thënë se ai është shpallur i vdekur.

“Populli e ka shpall të vdekur versionin aktual të Demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë ai përmes një postimi në “facebook”.

Ndryshe Qeveria sot ka dështuar që ta procedojë në Kuvend Projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Qeveria, Demarkacioni do të procedohet pasi që të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit të Qeverisë të iniciuar nga opozita e që është caktuar për të mërkurën./21Media

Back to top button