Nëse vendi do të shkonte në zgjedhje, Haradinaj thotë se s'do të bëhej pengesë

Nëse vendi do të shkonte në zgjedhje, Haradinaj thotë se s’do të bëhej pengesë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e di se kur do të shkojë vendi në zgjedhje, porse ai është duke punuar për temat e vendit. Haradinaj ka deklaruar se në rast se ka interes për prishje të marrëveshjes së koalicionit, AAK është e gatshme.

“ Nuk e di se kur do të shkojmë në zgjedhje, ne si AAK kemi deklaruar, se nëse dikush nga partnerët e koalicionit, dikush nga ta dëshiron më ndalë kontratën atëherë edhe ne jemi të gatshëm. Por, ne jemi të respektueshëm ndaj obligimeve që kemi marrë”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, nëse është në të mirën e vendit të mbahen zgjedhje, ai s’do të bëhej kurrë pengesë.

Po ashtu, Haradinaj ka komentuar edhe besimin në parti politike, e që sipas tij, AAK e ka tejkaluar Vetëvendosjen me besim të popullit.

Partitë opozitare në vazhdimësi kërkojnë zgjedhje në nivel vendi.

Kurse sipas një sondazhi të realizuar nga KDI del që qytetarët s’duan zgjedhje para arritjes së marrëveshjes me Serbinë./21Media