Haradinaj fton investiorët italian të orientohen në Kosovë

Haradinaj pret në takim ambasadorin e ri të Italisë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend.

Duke e uruar për postin e ri, Haradinaj, e njoftoi ambasadorin e ri italian edhe për vendimet që ka marrë Qeveria për krijimin e një ambienti të favorshëm për investimet e huaja, duke ftuar investitorët italianë që potencialin e tyre ta orientojnë në Kosovë.

Duke uruar ambasadorin Orlando për detyrën e re, kryeministri në detyrë Haradinaj vlerësoi përkrahjen e Italisë në periudhat më të rëndësishme për Kosovën.

Ambasadori i ri i Italisë, Nicola Orlando, falënderoi kryeministrin në detyrë Haradinaj për pritje, duke theksuar gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe mbështetjen e vendosur të Italisë për perspektivën euroatlantike të Kosovës./21Media

Back to top button