Haradinaj hap zyrën e prodhuesve vendorë në Kryeministri

Haradinaj dhe Shabani nënshkruan memorandum

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot mori pjesë në Konferencën “Prodhimet vendore në supermarkete, sfidë dhe mundësi” e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Me këtë rast, Haradinaj dhe kryetari i Klubit të Prodhuesve Vendor, Astrit Shabani nënshkruan një memorandum, përmes së cilit në Zyrën e Kryeministrit do të hapet Zyra e Prodhuesve.

Sipas kryeministrit Haradinaj, kjo zyrë nuk do të ketë kosto buxhetore, por do të nxjerrë propozime që lidhen me përmirësimin e pozitës së prodhuesve.

“Qëllimi im dhe i Qeverisë time është që mos të ndalemi në gjetjen e instrumenteve në mënyrë që prodhuesit e vendit të jenë në një situatë të barabartë me prodhuesit e rajonit dhe më gjerë”,  tha kryeministri Haradinaj.

Siç bëhet e ditur në komunikatë, duke e quajtur prodhimin si vijë të parë të frontit ekonomik, kryeministri Haradinaj ka falënderuar këtë klub që e ka bërë Qeverinë pjesë të këtij dialogu./21Media

Back to top button