"Vështirë të jipet rezultat"

“Vështirë të jipet rezultat”

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për media theksoi se edhe pse është filluar të jepen rezultatet ai nuk dëshiron të flasë për ato.

Por më e rëndësishme, sipas Haradinajt, është se procesi ka qenë i rregullt.

Po ashtu, kreu i AAK-së tha se partia e tij është rritur në këto zgjedhje.

“Hetohet një rritje për Aleancën, por me dhënë një rezultat është vështirë. Pra, Aleanca ka një trend të rritjes. Vet fakti që kanë dalë më shumë votues, është me rëndësi”, tha Haradinaj.