Haradinaj: Humbjet e vitit 2017 i kemi eliminuar në 2018
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook
Në këtë postim Kryeministri deklaroi edhe një herë që nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë.
Përveç kësaj, që prej marrjes së mandatit, Haradinaj deklaron se humbjet e shtetit nga importi i obliguar që në vitin 2017 sipas Bankës Botërore dhe KEK-ut ishin dhjetëra miliona euro, kanë arritur që në 2018 t’i kthejnë në zero, shkruan rtv21.tv.
Kjo sipas Kryeministrit do të sigurojë profit për të ardhmen. Me fjalët e vet Haradinajt, “Sot. Sfida me energji është e fituar”./21Media