Clark pranon edhe pullën postare me figurën e tij

Clark pranon edhe pullën postare me figurën e tij

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ish-komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Wesley Clark.

Haradinaj i ka dhuruar Clarkut një pullë postare me figurën e tij dhe një libër për historinë e Kosovës.

Në takim me Wesley Clark, ish-komandant suprem i forcave të bashkuara të NATO-së për Evropë, Haradinaj thotë se ka theksuar se Kosova sot, ka arritë të çoj përpara agjendën euro-atlantike, ka forcuar sistemin e saj të sigurisë dhe ligjit dhe po punon në vazhdimësi që të jetë partner i aleatëve tanë strategjik.

“NATO-ja e ka vendin e përhershëm në Kosovë dhe Kosova në NATO dhe Ju Gjeneral Clark do të mbeteni gjithmonë në kujtesën tonë si njeriu i shpresës dhe shpëtimit!”, u shpreh kryeministri Haradinaj.

Clark po qëndron në Kosovë në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Clark udhëhiqte trupat e NATO-s gjatë bombardimit të caqeve serbe 20 vite më parë

Posta e Kosovës në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës ka promovuar pesë pulla postare me imazhet e miqve të mëdhenj të Kosovës, ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, dy Sekretareve të Shtetit, Madaleine Albright dhe Hillary Clinton, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair si dhe komandantit suprem të NATO-s, gjeneralit Wesly Clark./21Media