Haradinaj komenton rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore

Haradinaj komenton rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj statistikat në lidhje me shkallën e papunësisë në Kosovë, i ka cilësuar si lajm të mirë për qytetarët dhe dëshmi e zhvillimit të brendshëm ekonomik. Mirëpo, Haradinaj ka thënë se për Qeverinë mbetet shqetësim i vazhdueshëm shkalla e papunësisë në vend.

Në këtë përpjekje, do të vazhdojmë angazhimin tonë, për të fuqizuar zhvillimin ekonomik të vendit, duke mbështetur prodhuesit tanë dhe duke tërhequr investime të huaja direkte, të cilat çojnë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e përgjithshme ekonomike.“, ka shkruar Haradinaj në një postim në rrjetin social, Facebook.

Agjencia e Statistikave të Kosovës sot publikoi rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e parë të këtij viti, ku sipas këtyre statistikave mbi 60% e kosovarëve janë të papunë./21Media