"Do të varrosen keq politikisht krejt ata që shkojnë kësaj rruge”

“Do të varrosen keq politikisht krejt ata që shkojnë kësaj rruge”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur deklaratave të politikanëve serbë për kufijtë. I pyetur për deklaratat e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, mes shqiptarëve dhe serbëve është lumi Ibër dhe që sipas Daçiqit për këtë është njoftuar edhe presidenti rus, Vladimir Putin, Haradinaj ka deklaruar serbët qe 1 shekull gatuajnë ide për ndarje.

“Ideja e kufijve, e Vuçiqit, e Daçiqit, është qe 1 shekull, qe 1 shekull serbët gatuajnë në kuzhina të veta ide për ndarje të Kosovës, është një brez tjetër, besoj e kanë marr vesh. S’mund i ndan mo kerkush tokat e shqiptarëve. Ata munden me bo fqinjësi me shqiptarët nëse dojn, por s’munden mo me lujt kufijtë në Ballkan. Ka perëndu kjo. Do të varrosen keq politikisht krejt ata që shkojnë kësaj rruge”, ka deklaruar Haradinaj.

Po ashtu, kreu i Qeverisë ka folur edhe për lajmet e fundit që kanë qarkulluar se Merkel dhe Macron i janë drejtuar me tone të ashpra atij, ndërsa Haradinaj mohoi të ketë pasur diçka të tillë. Madje, ai ka thënë se ata që flasin kanë qëndruar korridoreve.

“Edhe unë i kam pa do prononcime mediatike. Po flasin ata që kanë qëndruar në korridore. Fillimisht kam folur frëngjisht me Macronin e ata nuk e besoj që e dinë. Ishte shumë i respektuar. Kemi kaluar më mirë se që mendojnë tjerët. Ata që po flasin nga korridoret, që s’dinë as frëngjisht le të flasin. Janë nervozë e kuptoj, por s’kemi çka ju bëjmë”, ka deklaruar Haradinaj./21Media