Dorëhiqet si ministre, emërohet si këshilltare

Dorëhiqet si ministre, emërohet si këshilltare

Pas falënderimit që Kryeministri Ramush Haradinaj i bëri ish-ministres së Ambientit dhe Palifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj për kontributin e saj në këtë ministri, ai e ka emëruar Reshitajn si Këshilltare Politike.

“Si Kryeministër i Qeverisë, jam i bindur se kontributi i ish ministres, është më së i nevojshëm, andaj i kam ofruar asaj postin e Këshilltares Politike, ofertë kjo të cilën ministrja e ka pranuar. Jam i bindur se vazhdimi i bashkëpunimit institucional me zonjën Reshitaj është në interes të qytetarëve dhe në funksion të implementimit të programit qeverisës.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë Reshitaj nga posti i ministres dha dorëheqje me 1 gusht. Siç ka deklaruar ajo këtë e ka bërë për shkaqe personale . Ndërsa aktualisht ushtrues detyre i kësaj ministrje nga AKR është emëruar Fatmir Matoshi./21Media