Haradinaj i përgjigjet Daçiqit për vënien e kufirit mes serbëve dhe shqiptarëve

Sipas Haradinajt,  ky nuk është qëndrim i ri i Daçiqit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën e mbajtur sot për media i pyetur nga gazetarët për deklaratën  e fundit të ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq se vënia e kufirit midis shqiptarëve dhe serbëve është qëndrimi zyrtar i Serbisë në dialogun me Kosovën tha se ky qëndrimnuk është  i ri.

“Qëndrimi i Daçiq nuk është qëndrim i ri. Ai veç sa e konfirmoi atë që është qëndrim zyrtar. E kjo ka i ka shkaktu tragjeditë në Ballkan. Këto deklarime janë të rrezikshme. Kushdo në Evropë dhe në botë nuk i kupton këto deklarime për ndarje në vija entike”, tha Haradinaj.

Zëvëndëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se propozimi zyrtar i Serbisë, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, është “vënia e kufirit mes serbëve dhe shqiptarëve”. /21Media 

Back to top button