Haradinaj i reagon Kurtit: Albin mashtruesi u dorëzua para Serbisë

Haradinaj reagon pas vendimit të Kurtit

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës për lëndën e parë që vjen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja, nga data 15 mars.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka deklaruar se sonte “Albin Mashtruesi” u dorëzua para Serbisë.

“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”, shkroi Haradinaj./21Media

Back to top button